BE mbështet marrëveshjen Mustafa-Vuçiç

Bashkimi Europian mbështet marrëveshjen e arritur mëngjesin e së martës në Bruksel mes kryeminsitrit serb dhe atij kosovar, edhe nëse ajo nuk respekton praktikën më të mirë europiane, duke diskriminuar minoritetet e tjera në Kosovë për t’u zgjedhur prokurorë e gjyqtarë në veri, nëse nuk kanë origjinë serbe ose shqiptare.

“Ne besojmë se do të përmirësojë situatën në terren dhe jetën e njërëzve. Është një pikë kthese, sidomos nëse konsideroni qëllimin kryesor aty, që ka të bëjë me integrimin e prokurorive dhe gjykatave të veriut brenda një sistemi të mundshëm ligjor. Sa herë që ne ushtrojmë rol ndërmjetësues, përpiqemi të respektojmë rregullat dhe standardet tona”, deklaroi Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE.

Ndërsa mungon transparenca për raundin e fundit të dialogut, mbi atë çfarë është firmosur për t’u zbatuar në veri të Kosovës, Brukseli ruan pozicion neutral rreth statusit, duke ia përcjellë vendeve anëtare çështjen e njohjes së pavarësisë së këtij vendi rajonal që “gëzon perspektive europiane”. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button