Stresi pozon nga Zvicra, i bën karshillëk policisë shqiptare

Edhe pse prej disa ditësh këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artisik Stresi, është në arrati dhe është shpallur në kërkim nga policia shqiptare, duket se nuk e ka aspak problem këtë fakt.

Kjo, ndoshta sepse në ndryshim nga shumë persona të tjerë që kalojnë momenti e ankthi kur janë në arrati, këngëtari shfaqet i gëzuar në rrjetet sociale, duke postuar fotografi nga më të shumtat e duke pozuar.

Mbase Stresi i ka “krahët të ngrohta”, e kjo nuk e pengon aspak që të pozojë nga Zvicra e ti bëjë karshillëk policisë shqiptare.

Më herët ai ka deklaruar se do të kërkojë azil politik në këtë shtet dhe se nuk pranon asnjë nga akuzat, për të cilat u ndalua nga policia. /NOA/

Lajme të ngjashme

Back to top button