fbpx

Shkup, hiqet ngjyrosja e gishtit në zgjedhje

Shënuesi i ngjyrës shkon në histori. Në zgjedhjet e ardhshme votuesit nuk do të mbartin më ngjyrën e zezë në gishtin e dorës, që u vendos si praktikë nga zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe presidenciale, si parandalim që qytetarët të mos votojnë më shumë herë.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese morën vendim njëzëri për shfuqizimin e dispozitave të Kodi Zgjedhor që parashikonin përdorimin e bojës së zezë, gjatë votimit. Nga Gjykata Kushtetuese sqaruan se dispozitat në fjalë nuk kanë qenë në pajtim me Kushtetutën dhe binin ndesh me nenin 22, paragrafi 2, sipas të cilit e drejta zgjedhore është e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë, e cila realizohet në zgjedhje të lira dhe me votim të fshehtë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close