Testohet Samsung Galaxy A5

Samsung vitin e kaluar prezantoi Galaxy Alpha-në, telefoni i parë inteligjent i cilësisë së lartë i kësaj serie, i cili ka trup prej metali, ndërkohë që vendosi qëmë pas të krijonte një version të ri që e njohu me emrin Galaxy A5.

Galaxy A5 është një telefon inteligjent 400 dollarësh brenda një trupi 700 dollarësh. Ai përmban procesorin e ri Qualcomm Snapdragon 410 SoC, me arkitekturë 64-bit dhe dy bërthama.

Telefoni ka gjithashtu ekran 5 inç me rezolucion 720 pikselë Super AMOLED dhe një kamerë të pasme 13 megapikselë. Nuk operon akoma me sistemin Android 5.0, megjithatë Samsung ka siguruar që do të ofrohet shumë shpejt përditësimi

Lajme të ngjashme

Back to top button