Shkup, studentët dhe profesorët do ta kalojnë natën në UKM

“Lufta vazhdon, ne nuk ndalemi këtu” me këto fjalë Artan Sadiku nga Plenumi i profesorëve tregon se netët në vijim ata së bashku me Plenumin Studentor do ta vazhdojnë misionin e okupimit të Universitetit në Shën Kirili dhe Metodij, deri sa ti arrijnë qëllimet përfundimtare- të mos ketë provim shtetëror.

“Ideja është që të bllokohen sa më shumë fakultete me këtë të bllokohet dhe procesi arsimor. Në këtë mënyrë qeveria do të detyrohet ta tërheq ligjin për arsim të lartë dhe të propozojë ligj të ri ku do të merren parasysh mendimet e vet studentëve dhe profesorëve. Duhet Qeveria ti pranojë si palë zyrtare dhe të rëndësishme në sajimin e Ligjit të ri. “shprehet për Portalb, Sadiku.

Ai shpjegon se mësimi do të zhvillohet në mënyrë paralele, do të ketë ligjërata, ekspozita dhe aktivitete tjera por jo brenda në klasa.

Studentët sot në Shkup shpallën autonominë studentore duke uzurpuar Fakultetin Filozofik dhe Filologjik në Shkup.

“Nesër do të vazhdojmë në atë Elektro-teknik. Studentë ka plot edhe maqedonas edhe shqiptarë edhe të tjerë, thotë Sadiku.

Studentët me vete kanë marrë ushqim, pije dhe fruta që i ndajnë me njëri tjetrin. Ata përgatiten për ta kaluar natën në oborr.

Megjithatë studentët thonë se cilido mund t’ju ndihmojë me këto materiale:

1. Thasë gjumi
2. Bombola gazi
3. Bukë dhe prodhime buke
4. Produkte për përgatitjen e senduiçëve
5. Çaje
6. Fruta
7. Qese për mbeturina
8. Enë prej plastike: lugë, thika, pirunjë.

Lajme të ngjashme

Back to top button