Përleshje mes nxënësve në Tetovë, përdoret armë zjarri

Nxënës i moshës 13 vjeçare ka drejtuar pistoletën drejtë një nxënësi tre vjetë më të ri se ai, dhe pastaj i ka shkaktuar goditje në kokë me gypin e pistoletës. Ky incident ka ndodhur të hënën rreth orës 18 në oborrin e shkollës fillore Goce Dellçev në Tetovë, ndërsa rastin e ka paraqitur babai i të sulmuarit 10 vjeçar, K.Z. (37) nga fshati Poroj.

Sulmuesi ka qenë në shoqëri të disa nxënësve tjerë, por ato nuk kanë marrë pjesë në sulmimin e 10 vjeçarit, informojnë nga SPB Tetovë. Pas paraqitjes të rastit, i dyshuari ka qenë i thirrur në bisedë informative në stacionin policor së bashku me prindërit e tij, dhe ju është marrë arma “Zbroevka” me kalibër 7,63 mm, karikator i zbrazur dhe pako me plumb të kalibrit të njejtë.

Në stacionin policor ka qenë e thirrur edhe nxënësja 12 vjeçare nga shkolla tjetër, me të është biseduar rreth rastit, dhe në koordinim me prokurorin publik punohet rreth zbardhjes së rastit, e kujt është pistoleta dhe si është gjetur në duart e një fëmiu 13 vjeçar.

Lajme të ngjashme

Back to top button