Menduh Thaçi: Liderët e PDSH-së qysh prej viteve 93 kanë qenë të ndjekur

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë, realizoi takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Aivo Orav.

Në këtë takim u diskutua për rreth zhvillimeve të fundit politike në vend dhe në skenën ndërkombëtare.

“Thaçi në takim potencoi se zhvillimet e fundit tregojnë se në Maqedoni asgjë nuk funksionon në vijë ligjore dhe të demokracisë së vërtetë. Kryetari po ashtu i shpjegoi ambasadorit se liderët e PDSH-së qysh prej viteve 93 kanë qenë të ndjekur, survejuar, të përgjuar dhe se asnjë individ për këto përgjime nuk ka dalë para drejtësisë.

Thaçi gjithashtu potencoi se ngritja e një gjyqi special me vëzhgim dhe asistim të plotë ndërkombëtarë ku do të përfshiheshin të gjitha rastet e këtilla që nga viti 93, do të ishte ndoshta e vetmja shpresë që rastet e këtilla mos të përsëriten.

Thaçi më tej vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin. PDSH gjatë këtij procesi tejet delikat do të vazhdoj me politikën e saj konstruktive dhe të përgjegjshme dhe se nuk do të bëhet pre e aventurave të mundshme, që do ta dëmtonin demokracinë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit.”thuhet në kumtesën e PDSH.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se duhet të rikthehet dialogu i mirëfilltë politik mes forcave kryesore politike, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike dhe institucionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button