fbpx

Kryetari i socialistëve në BE me kritika të ashpra kundër gjendjes politike në Maqedoni

Partia e socialistëve evropian po i ndjek me vëmendje ngjarjet në Maqedoni, deklaroi kryetari i grupit të socialistëve në parlamentin Evropian dhe nënkryetar I Komisionit të përzier parlamentarë BE-Maqedoni, eurodeputeti nga Bullgaria, Sergej Stanishev.

“Konfrontimi në rritje po kërcënon proceset demokratike dhe besimin në institucione. Komisioni Evropian dhe OSBE shumë herë kanë reaguar kundër kërcënimeve të votuesve dhe mungesën e gjykatave të pavarura, që shpesh është e partizuar. Në një ambient të shëndoshë demokratik, opozita duhet të jetë në gjendje të punojë në një liri të plotë. Akuzat kanë një motiv të qartë politik”, deklaroi Stanishev për Meta.

Kryetari I grupit të socialistëve tha se personalisht është informuar me videot e publikuara nga përgjimet, dhe theksoi se kjo është e papranueshme.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close