PRSD: Të japin dorëheqje, Todorovi,Sofijanova, Popovska dhe Parnarxhieva

“Jemi të befasuar se si ministri i shëndetësisë nga VMRO-DPMNE, Nikolla Todorov, drjetoresha e klinikës për fëmijë, Aspazija Sofijanova, nëna e ministrit për punë të jashtme, Nikolla Poposki, Anastasika Popovska kryetarja e komisionit të kategorisë së dytë dhe drejtoresha e Fondit shëndetësorë Maja Parnarxhieva – Zmejkova ende i mbajnë funksionet e tyre pas tragjedisë që tronditi opinionin maqedonas”, thotë në komunikatën e saj PRSD-ja.
Partia thotë se të sipërpërmendurit duhet të japin dorëheqjen, sepse janë përgjegjës për vdekjen e vogëlushes.

Ajo ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë, dhe pasi u la të mjekohet në Maqedoni, krahas kërkesave të familjes, të cilat nuk u pranuan, që mjekimi të bëhej jashtë vendit.

“Përpjekjet për të mbuluar përgjegjësinë, duke marrë si arsye procedurat burokratike, nuk i amnestojnë nga përgjegjësia funksionarët partiakë të VMRO-DPMNE-së, të cilët po shkatërrojnë në vazhdimësi sistemin shëndetësor në Maqedoni”, thuhet në reagimin e PRSD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button