Gruri pa çmim nuk ja vlen të shitet

Prodhimi i grurit, një sektor shumë i rëndësishëm për luginën e Pollogut, ka pasur humbje të konsiderueshme edhe përkundër deklarimeve qeveritare për mbrojtjen e prodhimit vendas.

Ministria për bujqësi, pylltari dhe ekonomizim me ujërat, bëri thirrje për intensifikimin e blerjes së grurit vendas nga kompanitë e prodhimit të miellrave. Kjo ministri e konsideron këtë një çështje shumë të rëndësishme për mbrojtjen e interesave të prodhuesve individualë dhe kompanive të përfshira në këtë proces.  Prodhimi i grurit, një sektor shumë i rendësishëm për luginën e Pollogut, ka pasur humbje të konsiderueshme edhe përkundër deklarimeve qeveritare për mbrojtjen e prodhimit vendas. Shumë nga prodhuesit e grurit ankohen per çmimin e ulët, duke i konsideruar masat e marra nga qeveria njëlloj të dëmshme edhe për prodhimin vendas. 

Sipas Ministrisë së bujqësisë, deri më tani është grumbulluar 82% e prodhimit vendas të grurit. Kjo ministri ka vëzhguar nga afër procesin e grumbullimit të grurit nga kompanitë e prodhimit dhe sipas tyre nuk ka pasur probleme.

Afrim Serjani, udhëheqës i njësisë rajonale të Ministrisës së bujqësisë në Tetovë, thotë se nuk ka pasur raste te tilla të refuzimit për blerjen e grurit nga ana e pronarëve të mullive. Sipas tij, rekomandimet e Ministrisë së bujqësisë, për ta blerë grurin vendas janë realizuar me përpikshmëri nga ana e partnerëve të përfshirë në këtë proces.

Bashkim Veliu, pronar i firmës “Bereqeti”, i konfirmon të dhënat e njësisë rajonale. Sipas tij, deri më tani është dorëzuar një sasi e madhe e grurit nga bujqit vendas, është pranuar e gjitha sipas çmimit të rregulluar më parë. Bashkim Veliu, thotë se masat që i vendosi Minsitria e bujqësisë për eksportin e grurit, i ka demtuar këto kompani, por, thotë se tani për tani ka grurë të mjaftueshëm. 

Minsitria e Bujqësisë për rregullshmërinë e këtij procesi i referohet të dhënave të ekipeve të posaëme të inspektoratit shtetëror, të cilët kanë vëzhguar nga afër grumbullimin e grurit. Me këtë, kjo minsitri dëshiron t’i hedhë poshtë të dhënat që tregojnë për pakënaqësinë e bujqve. Vërejtjet e prodhuesve të grurit nuk kanë të bëjnë vetëm me aspektin e grumbullimit, por edhe të çmimit të ulët me të cilën është shitur gruri për këtë vit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button