Përse bëjmë sikur habitemi me bombat e Zaevit?!

Shkruan: Hesat A.

Të hënën dëgjuam shpërthimet e para nga “bombat” e Zaevit të mbushura me “lëndë eksploduese” të sajuara fatkeqësisht edhe nga vetë dora e jonë. Habitemi dhe bëjmë injorantin sikur ne nuk dimë se çfarë kontrata  kemi lidhur me te deleguarit tanë në Shkup?!! Pse bëjmë injorantin sikur nuk e dimë se si blihet shumë lirë (me para e me mjete tjera) vullneti, dinjiteti politik i shqiptarit në Tetovë, Gostivar, Shkup e Kumanovë nga vetë politik bërësit e këtushëm?!

Pse bëjmë sikur nuk e dimë qe strukturat logjistike që blenë (lexo vodhën) votën e shqiptarëve në Tetovë e Gostivar sot janë në burg (njëri javën që kaloi, tjetri vitin e kaluar) për akuza të ndryshme dhe vepra kriminale?!! Pse bëjmë sikur nuk e dimë se cili operon me zgjedhjet në Shkup edhe atë para syve të Bustit të Skënderbeut? Pse bëjmë sikur besojmë se në Kërçovë qytetarët e votojnë partinë nënë më shumë se në kohën e Enverit?!! Pse bëjmë sikur jemi të sinqertë dhe jemi në gjendje të hyjmë në qeveri edhe si dështak fitimtarë?!!!

Pse bëjmë sikur nuk jemi ne ata që duartrokasim sa herë që na mashtrojnë me projekte të mëdha dhe me lëmosha të vogla?! Pse bëjmë sikur jemi opozitarë brenda pozitës dhe kërkojmë ajër të pastër nga Washingtoni?! Kur vëllezërit politik i kemi në parlament?!!  Pse bëjmë sikur kemi zbritur dje ne realitetin e ri shqiptar te Maqedonisë dhe nuk dime se kush na dhunon dhe na abuzon?!! Pse bëjmë sikur nuk shohim se si jemi në delir kur “fitojmë vullnetin e vjedhur”?!! Pse bëjmë sikur jemi nën narkozë kur abuzohemi dhe dhunohemi nga vete vullneti i ynë i shitur për para, për post, për autoritet, për lakmi, për inat të vëllait tim?!!!

Pse bëjmë engjëllin kur shumë mirë e dimë se ne i bëjmë dhe i kemi bërë dritë djallit gjate fushatave elektorale?!!! Pse bëjmë naivin dhe te pafajshmin kur shumë mirë e dimë se ne ushqejmë urrejtjen, dhunën dhe hakmarrjen. Pse bëjmë gjumashin kur shumë mire shohim se si vidhen dhe abuzohen vlerat para syve tanë dhe heshtim?!! Pse bëjmë tregtarin e vlerave kur vetë i blejmë vlerat shume lirë dhe duam që me çdo kusht t’i kontrabandojmë shtrenjtë?!! Pse bëjmë sikur duam lirinë dhe kërkojmë mos e “gjejmë midis nesh” por të na sjellë dikush tjetër (lexo Zaevi)?!! Pse bëjmë lakmitarin e drejtësisë ndërkohë ngopemi vetëm nëse ushqejmë padrejtësi?!! Pse bëjmë të moralshmin dhe vetë notojmë në amoralitet??!! Pse bëjmë votuesin e penduar keq, kur nesër sërish do votojmë më fuqishëm për dështakun e sotshëm?!!!

Pse bëjmë të eturin për  dituri dhe shkollë kur shumë mirë e dimë se motoja e shqiptarit modern nuk është dituria dhe shkollimi mirëfilltë por “viçi i artë”?!!   Pse bëjmë të habiturin kur nuk habitemi me veten?!!

Lajme të ngjashme

Back to top button