Arrestime në Veles, kallëzime penale për disa biznesmen

Sektori për punë të brendshme Veles në bashkëpunim me prokurorinë kompetente parashtroi kallëzim penal për vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim” kundër S.K.S. shtetas i Bullgarisë dhe I.T. (53) nga Velesi ­ drejtor ekzekutiv i “Trans Veles” SHA Shkup nga viti 2001 deri në vitin 2004, anëtar i Këshillit të drejtorëve të “Trans Veles” SHA Shkup nga viti 2004 deri në vitin 2007 dhe pronar/drejtues i “Tediko Ilija” SHPKNJP Veles ­ aksionar shumicë në SHA “Trans Veles” SHA Shkup. Kallëzim është parashtruar edhe kundër Z.K. (58) nga Shkupi ­ kryetar i Këshillit të drejtorëve në SHA “Trans Veles” SHA Shkup nga viti 2001 deri në vitin 2007 dhe kundër pesë banorëve të Velesit të cilët kanë qenë të anëtarësuar në Këshill nga viti 2004 deri në vitin 2007: L.T.I. (40), S.L. (52), D.L. (58), N. L. (50) dhe N.N. (52).

MPB informon se i denoncuari i parë i persona autorizues ­ drejtor ekzekutiv i “Trns Veles” SHA Shkup, i denoncuari i dyt në cilësinë e kryetarit të Këshillit të drejtorëve dhe të denoncuarit e tjerë në cilësinë e anëtarësi joekzekutiv të këshillit të drejtorëve të SHA “Trans Veles” SHA Shkup, në vitin 2005 e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin. “Edhe pse është paraqitur rrethanë për hapje të procedurës falimentuese, ata kanë marrë vendim, ndërsa pastaj kanë firmosur edhe marrëveshje Aneks me të cilën aprovohet lënia në hipotekë plotësuese të pronës së patundshme, e vlerësuar në 307.800 euro, pronë e ‘Trans Veles’ SHA Shkup, si garanci për shkak të sigurimit të kërkesës kreditore të ‘Tediko Ilija’ SHPKNJP Veles.

Për shkak të mos përmbushjes së obligimeve nga ana e ‘Tediko Ilija’ SHPKNJP me kërkesë të kreditorit Tutunska banka SHA Shkup, është realizuar procedurë për ekzekutim ndaj patundshmërisë pronë e ‘Trans Veles’ SHA Shkup, gjegjësisht është realizuar shitje e patundshmërisë në vlerë të përgjithshme prej 20.474.888 denarë, shumë për të cilën u kanë shkaktuar dëm aksionarëve tjerë në ‘trans Veles’ SHA Shkup”, informon MPB. Gjithashtu, SPB Veles në bashkëpunim me prokurorinë kompetente parashtroi kallëzim penal edhe kundër personit J.S. (52) nga Velesi, drejtor ekzekutiv i SHA “Velesprom” Veles nga viti 2000 deri në vitin 2013, i dyshuar se ka kryer vepër penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit”. “I denoncuari i parë në cilësinë e personit të autorizuar ­ drejtor ekzekutiv i SHA ‘Velesprom’ Veles në vitin 2005 ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për shoqata tregtare, gjegjësisht pa vendim të organit kompetent të SHA ‘Velesprom’ Veles (Këshill i drejtorëve dhe Kuvend i aksionarëve), me vetë iniciativë ka firmosur marrëveshje dëmtuese dhe e ka tërhequr kërkesën në vlerë prej 8.391.992 denarë në dobi të SHATSH ‘Trans Veles'”, njofton MPB.

Lajme të ngjashme

Back to top button