Televizionet nën censurë të plotë për “bombën” e Zaevit

Pjesa më e madhe e televizioneve nuk kanë raportuar për materialet që i prezantoi opozita edhe pse ato janë me interes publik, komentojnë njohësit e gjendjes së mediave.

Portalet këto ditë shënojnë rekorde të vizitueshmërisë ndërsa pjesa më e madhe e televizioneve informacionet për aferën e përgjimeve i transmetojnë ka fundi i lajmeve,.

Sipas kryetarit të Komisionit për Ankesa pranë Këshillit për Etik, Mirce Adamçevski, çështja e informacioneve që prezanton opozita është shumë delikate dhe është interes publik.

“Mendoj se sjellja e mediumeve të mëdha veçanërisht i servisit publik dhe televizioneve tjera nacionale është jo etike dhe se ata duhet t’i japin më shumë publicitet gjërave që ndodhin”, thotë Adamçevski.

Sipas hulumtimit të opinionit publik të realizuar në vitin 2013 nga Këshillit radio difuzif, për ngjarjet nga vendi dhe bota qytetarët më së shumti informohen nga televizionet rreth 79 për qind dhe 44 për qind nga portalet, 20 për qind nga gazetat dhe 8 për qind nga radiot.

Qytetarët e anketuar thonë se kanë dëgjuar për ngjarjet e fundit dhe më së shumti nga portalet.

Publicisti Sefer Tahiri, thotë se në kohën e sotme është e pamundur që informacioni të mos arrijë tek qytetarët.

“Fakti që sot kemi një numër të madh të mediave në internet, zhvillimi I rrjeteve sociale çdo ditë është në rritje, nuk do të lejojnë që censurimi i informacioneve të ketë sukses. Mendoj se qytetarët do të informohen dhe do të njihen me zhvillimet në vend”, thotë Tahiri.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button