Reformistët e PDSH-së evidentojnë anëtarësinë e saj

Reformistët e PDSH-së, kanë filluar procesin e anëtarësimit, si fazë fillestare e strukturimit Brenda partiak.

Kryetari i Komisionit për organizimin e Kongresit, Arben Taravari thotë se aktualisht e gjithë struktura partiake është  në fazën e regjistrimit të anëtarëve.

“Janë shpërndarë fletë-anëtarësitë në gjithë degët e vendit dhe procesi i anëtarësimeve po vijon sipas në dinamike të kënaqshme. Në kuadër të vendit janë krijuar 4 njësi zonale, që janë përgjegjëse dhe japin raporte të vazhdueshme për rrjedhën e procesit të anëtarësimeve, si fazë fillestare e strukturimit brenda-partiak”, tha Taravari.

Sipas tij, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë fletë-anëtarësitë dhe të anëtarësohen në Lëvizjen për Reforma brenda PDSH-së në degët vendore, që kanë kryetarët e tyre. “Secili qytetar ka të drejtë të kërkojë fletë-anëtarësitë pranë degëve përkatëse në qytetet e tyre. Ky është proces mjaft i rëndësishëm i regjistrimit të anëtarëve, andaj bëjmë thirrje te të gjithë të interesuarit të anëtarësohen, në një proces pa pagesë dhe që shërben vetëm për evidentim të brendshëm”, tha Taravari.

Pas procesit të evidentimit të anëtarësisë, do të organizohen Kuvendet e nëndegëve ku do të zgjidhen kryetarët e ardhshëm të nëndegëve me votim të mbyllur (me kuti), ndërkaq procesi i organizimit do të kulmojë me organizimin e Kuvendeve të degëve dhe me Kongresin e VI-të që do të mbahet më 21 dhe 22

 

Lajme të ngjashme

Back to top button