fbpx

Gruevski i uroi sukses, Cipras ia përsëriti vijat e kuqe

Kryeministri Nikola Gruevski sot i telefonoi kryeministrin grek, Aleksis Cipras. Këtë për “MIA”-an pohuan nga shërbimi i shtypit të Qeverisë. Bisedën për “Meta” e vërtetuan edhe nga zyra e Ciprasit.

Në bisedën protokollare kryeministri Gruevski kolegut të tij i uroi r sukses në punën e tij dhe në menaxhimin me sfidat me të cilat ballafaqohet vendi i tij.

Gruevski ka theksuar se të dyja vendet duhet të bëjnë përpjekje për avancimin e raporteve të mira fqinjësore, zgjidhjen e çështjeve të hapura, ndërtimin e atmosferës konstruktive në të dyja vendet dhe për bashkëpunim në të gjitha sferat të interesit të dyanshëm.

Nga zyra e kryeministrit grek për “Meta” njoftuan se Cipras në bisedën me Gruevski ka përsëritur dhe theksuar pozitat greke lidhur me kontestin me emrin.

Cipras ka përmendur edhe rëndësinë e zgjidhjes së kontestit me emrin për stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane për vendin tonë, duke shtuar se Greqia edhe më tej mbështet popullin tonë për integrim në familjen evropiane. Siç njoftojnë nga zyra e Cipras, është biseduar edhe për mundësitë për përmirësimin dhe ndërtimin e besimit mes dy palëve dhe përforcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Sa për përkujtim, javën e kaluar gjatë prezantimit të programit qeveritar, Cipras publikoi se qeveria e re qëndron në linjat e njohura greke lidhur me emrin gjegjësisht kërkesa emri i ri të jetë me përcaktim gjeografik dhe për përdorim të gjithanshëm. Partneri i tij i koalicionit, Panos Kamenos, publikisht deklaroi se nuk pajtohet me këto pozita dhe nuk do të pranoj emër që do të përmbaj  nocionin “Maqedoni”.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close