fbpx

Teuta Arifi ndau 12 vendime për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje

Në komunën e Tetovës u mbajt prezantimi  i organizuar nga sektori i urbanizmit për sa i takon çështjes se legalizimeve të objekteve pa leje.

Kryetarja e komunës në mënyrë solemne ndau 12 vendime për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje.

Me ketë rast kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi  theksoi se procesi  i  legalizimit është orientimi dhe prioriteti kryesorë i administratës komunale, që sigurisht do të kontribuojë në zgjedhjen e kaosit urbanistik dhe problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë. Njëherit Arifi  ritheksoj se procesi i legalizimit të objekteve pa leje do të zgjat deri më 15 dhjetor të këtij viti dhe apeloi deri te qytetarët e Tetovës që të mos  presin afatin e fundit për të dorëzuar gjitha dokumentet e nevojshme për rregullimin e statusit juridik të pronave të tyre.  Po ashtu kryetarja Arifi shfrytëzoi rastin që të  bëjë apel tek  të gjithë shfrytëzuesve të ndihmës sociale të parashtrojnë kërkesë deri te njësia rajonale e Agjencisë për kadastër të patundshmërive sepse e njëjta sipas ndryshimeve të fundit të Ligjit për kadastër është e obliguar tua përgatit falas elaboratet gjeodezike shfrytëzuesve të ndihmës sociale .

Këto familje nuk do të kenë asnjë harxhim për procesin e legalizimit të shtëpive të tyre ndërsa e vetmja gjë që duhet të bëjnë është të parashtrojnë kërkesë deri te Agjencia për kadastër të patundshmërive.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close