fbpx

Petërle: Akuzat ndaj Zaevit nuk do të ulin tensionet e larta mes partive

Bashkë kryesuesi i Komitetit të përbashkët për bashkëpunim mes parlamentit të Maqedonisë dhe BE-së, Alojz Petërle , thotë se akuza ndaj liderit të opozitës Zoran Zaevit, nuk do të kontribuojë për qetësimin tensioneve veç më të larta mes partive politike në Maqedoni.

“Akuzat kundër Zoran Zaevit se ai rrënon rendin kushtetues në Maqedoni nuk janë në funksion të qetësimit të tensioneve të larta mes partive politike në vend”, thotë Petërle.

Sipas tij për të mirën e demokracisë tensionet duhet të ulen dhe të gjendet marrëveshje mes liderëve të partive politike që parlamenti të mund të jetë reprezentativ dhe plotësisht funksional.

Petërle kërkon nga të gjithë aktorët politik në Maqedoni ta kuptojnë se partia dhe shteti janë dy gjëra të ndryshme dhe se kjo duhet patjetër të respektohet njëjtë si procedurat gjyqësore të pavarur.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close