Sony sjell modelin e ri Xperia E4

Sony prezantoi sot telefonin inteligjent Xperia E4. Ky është një model me ekran më të madh se Xperia E3, ka të njëjtin procesor me katër bërthama dhe 1GB RAM, plus një kamerë 5 megapikselë që regjistron video me rezolucion 1080 pikselë.

Pajisja përmban një bateri me kapacitet 2,300 mAh, e cila do të zgjasë për dy ditë nëse do të përdoret gjatë gjithë kohës, kjo të paktën sipas Sony-t.

Karakteristika të tjera të këtij modeli janë se ai funksonon me sistemin operativ Android 5 Lollipop, dy vende për kartë SIM, memorje të brendshme 8 GB , ka të instaluar kamerë të pasme 5 megapikse me blic dhe kamera ballore 2 megapikse.

Telefoni vjen në versionin e dy ngjyrave të zezë dhe të bardhë./albeu/

Lajme të ngjashme

Back to top button