fbpx

Publikohen fotot e autorit duke vendosur eksplozivin në farmaci

Policia ka shpërndarë fotot e para të personit që ka vendosur eksplozivin në farmacinë e të atit të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në fotot e paraqitura të marra nga një kamera e një subjekti privat në afërsi të farmacisë, duket personi i maskuar me biçikletë, i cili e vendos 400 gram tritol në motorin e kondicionerit ne pjesën e jashtme të murit të farmacisë.

Personi i cili ka vendosur tritolin ka përdorur si mjet transporti biçikletë për të mos rënë në sy dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Siç duket edhe nga fotot është lëndë shpërthyese është vendosur në orën 2 e 23 minuta në farmaci dhe është shpërthyer 32 minuta më vonë.

Policia vazhdon të bëjë identikitin e autorit të vendosjes së tritolit, pavarësisht se ajo mendon se pas këtij akti terrorist fshihet një organizatë kriminale. / Top Channel/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close