Modriç kthehet gjatë muajit mars

Lajme të mira vijnë për Luca Modriçin. Mesfushori kroat i cili po qëndron jashtë fushës së gjelbër që prej 16 nëntorit, kur pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën eliminatore për Euro 2016 mes Italisë dhe Kroacisë, pritet t’i rikthehet fushës muajin e ardhshëm, raporton “Marca”.

Të gjithë tifozët e Realit prisnin një riaftësim më të shpejtë të mesfushorit të tyre, por 28 vjeçari sipas të gjitha gjasave do të zbresë sërish në fushë me 10 mars në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Schalke 04.

Ish-lojtari i Tottenhamit aktualisht stërvitet i vetëm në palestër dhe po pret dritën e gjelbër e të gjithë mjekëve që janë marrë me çështjen e dëmtimit të tij për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje. Por, edhe pse dëmtimit nuk po përparon ashtu siç duhet, bëjnë me dije mediat spanjolle.

Lajme të ngjashme

Back to top button