Më shumë se 1.000 qytetarë janë paraqitur në konkursin për ushtarë profesionist

Në konkursin për ushtarë profesionist në Armatën e Maqedonisë janë paraqitur më shumë se 1 mijë qytetarë, informojnë nga Ministria e mbrojtjes.

Gjatë ditëve në vijim Ministria e mbrojtjes do të bëjë verifikimin e dokumenteve të dorëzuara, pas çka për personat që do të vërtetohet se i plotësojnë kushtet në pajtim me shpalljen e publikuar për pranimin e ushtarëve profesionist, do të thirren në test psikik, tekst të përgjithshëm arsimor si dhe do të bëhen kontrolle fizike dhe shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button