Ivanov për rastin “Puç”: Institucionet të veprojnë në mënyrë transparente

Presidenti Gjorgje Ivanov lidhur me aferën e përgjimeve shpreh përkrahjen e tij për qasjen efikase dhe transparente të organeve kompetente në vërtetimin nëse ka aktivitete në kundërshtim me kushtetutën dhe sanksionimin e autorëve të veprave penale.

Ai u bën thirrje subjekteve politike që “të sillen në mënyrë racionale dhe me përgjegjësi, në përputhje me interesat e qytetarëve dhe të shtetit”.

“Vetëm në këtë mënyrë ata mund të provojnë se përcaktimet e tyre programore janë në interes të demokracisë në Maqedoni. Si shtet demokratik që jemi, ne duhet të tregojmë pjekuri përpara sfidave që na shfaqen. Ato duhet të zgjidhen në rrugë institucionale”, thuhet në deklaratën e Ivanovit.

Ai ofron edhe mbështetjen e plotë për mediet në rrethanat aktuale politike.

“Roli i medieve në një shoqëri demokratike është që të raportojnë për të gjithë atë që dëmton proceset demokratike dhe që është në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe të shtetit. Në realizimin e këtij roli, ato kanë mbështetjen time të plotë”, thuhet në deklaratën e Ivanovit.

Lajme të ngjashme

Back to top button