Familjarët kërkojnë ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Uran Kupës

Familjarët e personit, Uran Kupa i moshës 27 vjeçare, me vendbanim në Veleshtë të Strugës apelojnë deri te të gjithë qytetarët të cilët e lexojnë këtë mesazh që të na ndihmojnë në gjetjen e tij.

Për herë të fundit është parë në qytetin e Strugës, ndërsa familjarët nuk kanë informacion për vendndodhjen e tij që nga ora 19.00 e datës 6 Shkurt 2015.

“Apelojmë tek te gjithë ju që mund të keni informacione lidhur me personin në fjalë që të lajmëroheni në numrat telefonit 072 747 400 dhe 072 705 001. Për çdo informatë të sigurt rreth vendndodhjes familjarët premtojnë shpërblim dhe në rast së bëhet fjalë për peng marrje për të cilën kërkohet shpërblim Ju lutemi të kontaktoni me familjarët në numrat e mësipërm”, thuhet në apelin e familjarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button