Berisha bëhet i Lazios

Spekulimet për Etrit Berishës pritet të përfundojnë gjatë kësaj mesjave. Chievo e Fulhami ishin vetëm disa nga skuadrat e interesuara për shërbimet e portierit prishtinas, mirëpo adresa e re Etrit do të jetë skuadra italiane, Lazio.

Numri një i Kombëtares së Shqipërisë të enjten do t’i jap fund aventurës së tij me Kalmarin suedez, për të udhëtuar më pas në Itali ku do t’i ketë testet mjekësore dhe më pas nënshkrimin me Lazion.

Kështu njofton një burim i afërt i gazetës Arena me portierin në fjalë. “Etriti të enjten pritet të nënshkruajë kontratë me Lazion dhe t’i jap fund spekulimeve të cilat janë bërë kohëve të fundit në lidhje me të. Ai tashmë ka arritur marrëveshje me Lazion”, bëri të ditur burimi në fjalë.

Ish-portieri i 2 Korrikut që aktualisht mbron ngjyrat e Kalmarit pritet që të largohet në drejtim të Lazios, për t’i u bashkuar edhe dy shqiptarëve Tomas Strakosha dhe Lorik Cana. Ndër të tjera, burimi i Arenas pranë lojtarit tha se tashmë Lazio është pajtuar të paguaj dëmshpërblimin te Kalmari për ta liruar para kohe Etritin.

Lajme të ngjashme

Back to top button