Jankullovska dhe Stavrevski kanë biseduar për debatin në kuvend pas arrestimit të Lube Boshkovskit

Ministrja Gordana Jankullovska dhe Zoran Stavreski e kanë filluar bisedën telefonike, në audion e publikuar nga Zoran Zaev, me temën rreth reagimeve parlamentare për hetimet kundër Lube Boshkovskin në rastin “Fushata” gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011, pas çka policia menjëherë e arrestoi ish ministrin e punëve të brendshme.

Kjo mund të vërtetohet nga biseda e tyre ku flitet për komisionin parlamentar kushtuar rastit “Fushata” ku janë të involvuar deputeti Tito Petkovski dhe Pavle Sazdov.

Boshkovski më vonë është dënuar me 7 vite, dhe më pas me 5 vite burg për financim jolegal të partisë. Ai është arrestuar menjëherë një ditë pas zgjedhjeve.

Lubja në bisedë aspak nuk përmendet por është e qartë se flitet për rastin “Fushata” dhe për debatin që është zhvilluar në Komisionin parlamentar.

Në bisedë, Jankullovska ankohet se koordinatorja e grupit parlamentar Silvana Boneva nga radhët e VMRO-DPMNE-së nuk e ka përkrahur në betejën kundër Tito Petkovskit.

Lajme të ngjashme

Back to top button