LSDM-ja mbrëmë vonë dorëzoi padinë penale në prokurori

Dje në mbrëmje zyrtarët e LSDM-së kanë dorëzuar padinë penale në Prokurori kundër drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkovit.

Së bashku me padinë është dorëzuar edhe materialet në CD që janë të regjistruara edhe telefonat e përgjuara, veçanërisht ku dëgjohet zëri i liderit të LSDM-së duke folur me gazetarët, bashkëpunëtorë nga Strumica dhe kolegët e partisë. Zaevi ka theksuar se ai është përgjuar 4 vitet e fundit, që do të thotë edhe gjatë zgjedhjeve të fundit.

Padia është kundër drejtorit të DSK-së Sasho Mijalkov, për të cilin LSDM-ja ka shprehur dyshimin se ai ka lëshuar urdhra për të monitoruar mijëra qytetarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button