Gjashtë të lënduar në 10 aksidente në Shkup

­ Një këmbësor ka marë lëndime të rënda trupore, ndërsa katër shoferë dhe një bashkëudhëtar janë lënduar më lehtë gjithsej në 10 aksidente të regjistruara në rajonin e Shkupit në 24 orët e fundit. Gjashtë prej aksidenteve janë me pasoja të dëmit material. Dje policia e komunikacionit ka sanksionuar gjashtë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e ndritshme të komunikacionit nëpër udhëkryqe, dy nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimin e shënuara për këmbësorë, ndërsa tre kanë vozitur nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni.

Njëzet shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, ndërsa prej tyre 12 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë, në vend të populluar. Nëntë këmbësorë kanë kaluar jashtë vendkalim të shënuar për këmbësorë.

Me ndihmën e automjetit special “kaçubet” gjatë ditës së djeshme janë larguar 69 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB­së Shkup sot do të mbajë seminar edukativ me nxënës të klasës së dytë në SHF “Zhivko Brajkovski”, në komunën e Butelit. Për shkak të vizitës së paralajmëruar në Republikën e Maqedonisë të kryetares të Kuvendit popullor të Republikës së Serbisë, Maja Gojkoviq, gjatë lëvizjes të kolonës së automjeteve nën shoqërim do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit, që nënkupton prioritet absolut të kalimit nëpër të gjitha rrugët.

Nga policia e komunikacionit apelojnë deri te të gjithë qytetarët t’i respektojnë urdhërat e nëpunësve policor, ndërsa menjëherë pas kalimit të kolonës nën shoqërim do të ndërmerren masa për normalizimin e tërësishëm të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button