Doktor Sofijanova e ka refuzuar kërkesën që Tamara të operohet jashtë vendit

Pasi që drejtoresha e fondit për sigurim shëndetësorë, në tetor vitin e kaluar e ka refuzuar kërkesën e familjes, që Tamara Dimova të operohet jashtë vendit, nënë e Tamarës kishte dorëzuar ankesë në Komisionin sekondar të Fondit ku është kërkuar rishikim i rastit. Komisioni më 30 tetor e ka refuzuar ankesën e Tamaras si të pabazë, edhe pse Këshilli i mjekëve në Klinikën për ortopedi kishte dhënë mendimin se vajza duhet të mjekohet jashtë vendit sepse në Klinikë nuk ka mundësi të kryhet ky operacion, shkruan Nova.

Me Komisionin Sekondar udhëheq Aspazija Sofijanova, një anëtare e flaktë e partisë në pushtet VMRO-DPMNE, dhe e cila fitoi mandatin e  deputetes në zgjedhjet e parlamentare të fundit. Sofijanova ka nënshkruar vendimin ku refuzohet kërkesa e familjarëve dhe hedhet poshtë mendimi i mjekëve ortoped.

Pas këtij vendimi familjarët reaguan nëpër medium, nga presioni i madh ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov ka premtuar që do të gjendet një zgjidhje, por Tamara ndërroi jetë duke pritur zgjidhjen e ministrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button