Konfirmohet prodhimi i Lamborghini Veneno Roadster

Këto ditë është bërë e ditur se gjiganti italian Lamborghini do të prodhojë modelin serik Veneno Roadster. Gjatë një interviste dhënë revistës “Car and Driver”, drejtori i Lamborghini, Stephan Winkelmann, ka deklaruar se Veneno Roadster do të fillojë prodhimin serik.

Dyshimi për prodhimin e Veneno kishin lindur qysh muajin e kaluar por deri më sot nuk kishte asgjë konkrete. Winkelmann ka shtuar se kjo veturë do të prodhohet por që fatkeqësisht nuk do t’i prezantohet zyrtarisht publikut.

Derisa versioni me kulm të përmirësuar ishte kufizuar për prodhim në vetëm tri njësi, Lamborghini planifikon të prodhojë nëntë Roadster nga modeli ultra ekskluziv Veneno.

Gjithashtu bëhet e ditur se do të jetë për 10 për qind më i shtrenjtë që do të thotë se çmimi fillestar do të sillet rreth 3.3 milionë euro. Përveç ngjashmërive në kulm, Lamborghini Veneno Roadster do të jetë identik me modelin kupe Aventador që prodhon 750 KF apo 552 KW.

Lajme të ngjashme

Back to top button