Mot i ndryshueshëm

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha diellore. Në pjesët perëndimore dhe në malet ende do të ketë kushte për reshje të dëborës së lehtë, ndërsa në orët e pasdites do të ketë ulje të vranësirave. Do të fryjë erë e kohëpaskohshme mesatare e përforcuar veriore e cila më shumë do të shfaqet përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 11 deri në minus tre, ndërsa ajo e ditës prej minus dy deri në gjashtë gradë. Në Shkup paradite moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare lokale të cilat në orët e pasdites do të zvogëlohen dhe do të sjellin kryesisht mot të kthjellët. Do të fryjë erë e kohëpaskohshme e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus pesë, ndërsa ajo e ditës do të ngrihet deri në katër gradë. Në ditët në vijim vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë. Deri të enjten, temperaturat e mëngjesit në shumë vende do të jenë më të ulëta deri në minus pesë gradë dhe pastaj do të jenë në rritje graduale.

Për fundjavë pritet mot më i ngrohtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button