Benedito: “Gabim i madh nëse shitet Messi”

Shitja e Lionel Messit do të ishte një gabim i madh për Barcelonën. Kështu mendon kandidati për president të klubit katalan, Agusti Benedito. Por, ky i fundit beson se argjentinasi do të mbetet gjatë në ‘Camp Nou’.

“Messi është lojtari më i mirë në botë dhe me siguri lojtari më i mirë në histori. Ne jemi me fat që ai po tregohet i pandalshëm javë pas jave”, deklaroi ai për Goal.com.

“Do të ishte një gabim i madh për ta shitur atë. Le të shpresojmë se nuk do të ndodhë një gjë e tillë. Unë shpresoj se ai do të jetë këtu për shumë vite”, ka theksuar Benedito.

Lajme të ngjashme

Back to top button