Fitojn Liverpool dhe Arsenal

Liverpooli ka arritur të realizojë fitore në sfidën derbi të mesjavës në Premierligë kundër Tottenhamit.

The Reds triumfuan 3:2 në një takim tejet interesant të zhvilluar në Anfield Road.

Lazar Markovic (15’), Steven Gerrard (53’ p) dhe një gol i vonshëm i Mario Balotellit (83’) ia siguruan këtë triumf Liverpoolit.

Në anën tjetër, për Spurs shënuan Harry Kane (26’) dhe Moussa Dembele (61’). Liverpooli tani ka 42 pikë në pozitën e shtatë në renditje, një më pak se Tottenhami një pozitë më lartë.

Edhe skuadra e Arsenalit shënoi fitore minimale, por shumë të rëndësishme përballë Leicester. Londinezët triumfuan 2:1 në takimin i cili u zhvillua në Emirates për të siguruar tri pikë. Koscielny (27’) dhe Walcott (41’) realizuan golat e kësaj fitoreje të Arsenalit, teksa golin e vetëm të mysafirëve e shënoi Kramaric (61’).

Arsenali tani ka 45 pikë në pozitën e katërt në renditje, aq sa ka Southampton në pozitën e tretë.

Lajme të ngjashme

Back to top button