Prej 40 kosovarëve në Meksikë, 27 arrijnë të kalojnë në SHBA

Nga 40 kosovarët që javë më parë janë nisur për në Meksikë, prej nga kishin për qëllim që të kalojnë kufirin ilegalisht për të depërtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mësohet se shumë prej tyre ia kanë arritur qëllimit.

Ata ka më shumë se një javë që ishin ngujuar në Meksikë, meqë kishin dështuar të kalojnë kufirin Meksikë – SHBA, ndërsa njëri prej tyre Durim Zeqiri, pati treguar për Zërin, se dy prej grupit janë plagosur në tentim të kalimit të kufirit.

Zeqiri përmes Zërit, ka bërë apel tek Qeveria e Kosovës që të ndihmohen kosovarët, të cilët, siç pati thënë ai ‘kanë mbetur në gjendje të mjerueshme, u janë harxhuar paratë, dhe nuk po kanë se ku të strehohen në Meksikë’.

Tani, Zëri, mëson se prej tyre 27 megjithatë kanë arritur që të shkojnë në Shtetet e Bashkuara, saktësisht në Kaliforni.

Secili prej tyre ka harxhuar rreth 20 mijë dollarë për të arritur deri në Meksikë, disa kanë shitur edhe shtëpitë në Kosovë. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button