“Al Jazeera”: Zvogëlohet numri i emigrantëve kosovarë në kufirin hungarez (Video)

Në krahasim me vikendin e kaluar, atëherë kur policia e Hungarisë kishte zbuluar mbi 3,000 emigrantë kosovarë, në natën e fundit, numri i tyre ka arritur në vetëm 667. Policët hungarezë, të lokalitetit kufiitar Ashotthalom ku edhe kalojnë kryesisht emigrantët kosovarë, thonë ta kenë shumë vështirë sepse detyrë e tyre nuk është ruajtja e kufirit dhe nuk kanë të drejtë t’i arrestojnë emigrantët.

Ndërkohë në natën mes së hënës dhe të martës në kufirin në mes të Serbisë dhe Hungarisë është vërejtur një rënie e kalimeve ilegale.

Nga e mërkura, qindra pjesëtarë në xhandarmërisë serbe do të ruajnë kufirin në mes të dy vendeve. Ky mobilizim vjen si pasojë e numrit të madh të emigrantëve nga Kosova.

Reporteri i “Al Jazeera Balkans” nga vendi i ngjarjes është informuar për masat e ndërmarra nga organet e rendit të dy vendeve.

Deri më tani kanë qenë vetëm policët lokalë, ata të cilët e kanë ruajtur kufirin në gjatësi prej 27 kilometrave. Ata nuk kanë të drejtë t’i arrestojnë apo legjitimojnë emigrantët, por në rast se i shohin, ata lajmërojnë policinë shtetërore.

“Problemi kryesor është se ne jemi vetëm tre policë. Detyrë e jona nuk është të ndalim emigrantët, por të ruajmë shtëpitë dhe pronat. Këndej çdo ditë kalojnë 400-500 njerëz. Jemi shumë lodhur na nevojitet ndihmë”, thotë polici lokal Zoltan Sharinger, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se Hungaria nuk ka polici kufitare, sepse kufirin e ruajnë me ndihmën e termo-kamerave, të cilat kanë vëzhgojnë në një distancë prej 30 kilometrash.

Një përroskë shënon kufirin natyror në mes Serbisë dhe Hungarisë. Shumica e emigrantëve nga Kosova pikërisht nëpër atë përroskë kalon kufirin. Kalojnë nëpër ujin e ftohët, pastaj i ndërrojnë rrobat, Pastaj vazhdojnë rrugën në drejtim të pyllit tek vendi Ashotthalom.

Në rrugën lokale drejt Ashotthalom-it janë emigrantët nga Kosova. Polici Zoltan Sharinger lajmëron policinë që t’i ndalojë në hyrje të vendbanimit. Ky grup emigrantësh vjen nga territori i Prishtinës dhe kërkojnë azil, të cilin do ta fitojnë krahas një vërtetimi se në vendet e BE-së mund të qëndrojnë tre muaj.

Në mesin e emigrantëve është edhe Bajram Krasniqi që thotë se ka ikur nga Kosova për shkak të pagës së ulët.

“Planifikojmë të shkojmë në Gjermani… Nuk ka punë, nuk ka asgjë në Kosovë, vetëm për këtë shkas, për asgjë tjetër, përveç që nuk ka punë. Mendojmë se mund të gjejmë diç që nuk ka punë. Mendojmë se mund të gjejmë diçka më mirë atje”, tha Krasniqi, për “Al Jazeera”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button