Dy vëllezër grekë bëhen bashkë: Njëri vret babanë, tjetri nënën

Një familje greke ka përjetuar tragjedi të ngjashme me ato të antikitetit helen.

Nëna është vrarë nga njëri djalë, kurse biri tjetër i mori jetën babait.

Tragjedia përfshiu një familje greke në fshatin Eksarhos Atalantis, Ftiotida në Lamia të Greqisë, raporton noa.al.

Një grua 79 vjeçe ka humbur jetën sot në mëngjes, pasi u masakrua për vdekje nga djali i saj 49 vjeçar.

Hetimi nxori se gruaja në moshë të thyer ishte vrarë në shtratin ku flinte. Ajo kishte plagë të shumta në të gjithë trupin.

Mjekja ligjore Apostolia Akrivusi, tha se të ndjerës pas torturave i ishin futur letra në gojë derisa kishte ndalur së marri frymë.

Ndërkohë, familja ishte përballur edhe me një tjetër tragjedi. Në vitin 2002, djali më i madh kishte vrarë babanë, duke e qëlluar me një armë zjarri tip karabinë.

Tragjedia u përsërit sot, 13 vjet më pas. /NOA

Lajme të ngjashme

Back to top button