Ilir Deda: 230 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, në bazë të informacioneve të Policisë të cilat akoma nuk janë publikuar rezulton se rreth 230 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova gjatë muajve të fundit.

Kjo është një deklaratë e bërë sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane, ku Deda ka theksuar faktin se ministri Skënder Hyseni duhet të raportoj urgjentisht para këtij komisioni.

“Ministri i Punëve të Brendshme duhet që të vijë në Komision këtë javë dhe t’i publikojë këto shifra në Komision qoftë edhe me dyer të mbyllura. Ministrat përgjegjës duhet që të raportojnë se çfarë janë duke bërë për ndryshim/plotësimet e ligjeve të Rezolutës”, ka thënë ai. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button