Facebook planifikon të integrojë WhatsApp-in

Kohët e fundit WhatsApp ka bërë shumë ndryshime.

Aplikacioni më i famshëm në botë për sa i përket mesazheve, i blerë nga Mark Zuckerberg vitin e kaluar, ka sjellë një version web për të gjithë përdoruesit Android dhe ka zbuluar edhe funksionin e telefonatave VoIP.

Me sa duket në të ardhmen e WhatsApp do të zërë një vend të rëndësishëm edhe Facebook.

Nëse vizitoni faqen alpha.whatsapp.com, do ju kërkohet nëse dëshironi të bëni login nëpërmjet Facebook dhe do të dërgoheni menjëherë tek rrjeti social që do ju kërkojë autorizimin për të përdorur shërbimin WhatsApp SSO.

Janë të shumtë ekspertët që mendojnë se këto janë shenjat e para të integrimit të dy shërbimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button