Abelard Tahiri: Kurti, politikan i epokës antike

Abelard Tahiri, këshilltar i lartë i zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka ironizuar me deklaratën e kreut në largim të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Kryetari në largim i Vetëvendosjes, paska thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel është arritur “tinëz popullit”. Kurti, që me VV ka marrë 99 mijë vota, pra rreth 5 për qind të popullsisë, flet gjithmonë pa kurrfarë modestie në emër të popullit”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

Lexojeni pjesën tjetër të mesazhit të Tahirit:

Si duket pas simpatisë së shprehur për “parlamentet popullore” në shërbim të kultit individual, tash po dëshiron që edhe marrëveshjet ndërkombëtare të bëhen nëpër sheshe publike. Me deklaratën e tij “tinëz popullit”, si duket ka ndër mend t’i thërras edhe mbi 7 milionë serbë, përpos afër 2 milionë kosovarëve për ta negociuar dhe nënshkruar këtë marrëveshje popullore në shesh! Me këtë deklaratë Kurti tregon se i është ndalur sahati te epoka e antikitetit të demokracisë së drejtpërdrejtë të Athinës, kur ishte gjallë Demosteni apo Perikliu dhe kur vendimmarrja bëhej nëpër agora nga populli!

Lajme të ngjashme

Back to top button