Po vjen albumi i përbashkët i Beyonce dhe Jay Z (Video)

Spekulimet për një album të përbashkët të Beyonce dhe Jay Z duket të jenë të vërteta, pasi producenti Detail ka thënë se çifti është duke punuar në realizimin e tij.

Gjatë kalimit në tepihun e kuq në ceremoninë e Grammy Awards, producenti i këngës “Drunk in Love” deklaroi se është i përfshirë në projektin për të cilin spekulohet qe një kohë të gjatë.

“Jam duke punuar në disa projekte të reja që nuk dua t’i zbuloj, pastaj unë, Beyonce dhe Jay Z jemi duke bërë diçka këtë vit”, ka deklaruar Detail për Billboard.

Në insistimin e gazetarit, ai tregoi se është fjalë për albumin e çiftit të famshëm.

Ndryshe, producenti Detail fitoi Grammyn e tij të parë për këngën më të mirë (“Drunk in Love”).

Lajme të ngjashme

Back to top button