Gjermania u thotë “boll” kosovarëve

Ministri i Brendshëm gjerman, Joachim Herrman, pas publikimit të të dhënave të fundit statistikore për azilkërkuesit, kërkoi ndalimin e fluksit të azilkërkuesve nga Kosova.

Ministri tregoi se numri i azilkërkuesve nga Kosova në janar të këtij viti, ishte pothuajse dy herë më i lartë se një muaj më parë, njoftojnë mediat gjermane.

“Unë e konsideroj atë një skandal. Ky është abuzim në mijëra raste të legjislacionit tonë në azilkërkuesit nuk duhet të pranohet”, tha Herrman, transmeton Zëri.

Sipas Institutit Federal për Migrim dhe Refugjatë, në bazë të dhënave, në janar të këtij viti janë paraqitur 3630 kërkesave për azil në Gjermani.

Në vend të parë për kërkesa janë: Siria, duke pasuar Kosova, Shqipëria, Afganistan, Irak, Maqedonia dhe Bosnja. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button