Ish-kryeministri Zhivkoviç: Serbia e njohu Kosovën

Ish kryeministri serb, tash deputet në Kuvendin e Serbisë, Zoran Zhivkoviq, ka deklaruar se Qeveria e udhëhequr nga Aleksandër Vuçiq me nënshkrimin e marrëveshjes për gjyqësorin në Kosovë, mbrëmë ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Gazeta serbe, Blic, shkruan se  Zhikoviq duke komentuar marrëveshjen e mbrëmshme të nënshkruar në Bruksel në mes të kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Isa Mustafa, ka thënë se me këtë nënshkrim është bërë njohja e pavarësisë së Kosovës.

Ish-kryeministri ka shtuar se marrëveshja në fjalë i jep fund gjykatës aktuale në veri të Mitrovicës dhe e integron atë në sistemin e drejtësisë së Kosovës. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button