Skype në Android bën të mundur dërgimin e fotove edhe tek kontaktet që nuk janë online

Ditën e sotme Skype po publikon një përditësim të ri përmes së cilit përdoruesit do të mund të ndajnë foto me miqtë të cilët janë offline. Për të mos harruar edhe mundësinë e vazhdimit të thirrjeve edhe kur largoheni nga aplikacioni.

Këto veçori kanë qenë të disponueshme vetëm në tabletët Android. Presupozohet se përditësimi 5.2 i aplikacionit, do të sjellë edhe përmirësime të shpejtësisë së aplikacionit dhe cilësisë së thirrjeve.

Fakti se përdoruesit do të jenë në gjëndje të dërgojnë një foto miqve edhe kur ata janë offline, i jep shërbimit një karakter të ngjashëm me aplikacionet e tjera të mesazhimit ku përmes së cilave mund të komunikoni dhe ndani foto edhe offline.

Përditësimi erdhi pothuaj në të njëjtën kohë me versionin e radhës në iOS. Që të dyja përditësimet kanë për qëllim ta bëjnë Skype një aplikacioni ku do të gjendet çdo gjë që u përshtatet nevojave të përdoruesve. (PCWorld Albanian)

 

Lajme të ngjashme

Back to top button