Jacobson përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur marrëveshjen e sigurisë nënshkruar së fundmi nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç. Përgëzimet e saj për dy kryeministrat, Jacobson i shprehu me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku ajo uroi që të arrihet dhe zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje që u nënshkrua të hënën në Bruksel. Me ndërmjetësimin e përfaqësues së BE­së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, pala kosovare dhe ajo serbe nënshkruan mbrëmjen e së hënës marrëveshjen për drejtësinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button