Fajtor jo vetëm klasa politike, por edhe servilët dhe të heshturit!

Kush janë servilët? Frikacakët, të padinjitetët, të pangopurit, të paditurit! Ata që kanë frikë për vendin e punës! Ata që synojnë të fitojnë më shumë se sa u përket! Atyre që u ka ngelur pak karakter në deje! Kush janë puthadorët? Puthadorët duhet ta mbajnë disi pozicionin që kanë arritur nga sakrificat puthadorëse. Ata krijojnë rrjeta puthadorësh tjerë, që duartrokasin me injorancë apo me besnikëri puthadorësh, puthadorasin më të lartë. Përderisa ky puthadorasi lartë, i puth dorën dikujt tjetër më lartë se pozicioni i tij, këta të tjerët luftojnë për postin e tij dhe fillon lufta e puthadorjes në konkurrencë, kur i puthin dorën e dijnë se kanë konkurrencën tjetër të rrjetit puthadorësh dhe sa më shumë i puthin dorën dhe kur ai më lartë buzëqesh i duket se i ka lëpirë dorën më së miri, nëse e sheh ndonjë tjetër që i buzëqesh si atij, mund të ndodh që është gati t’i lëpij edhe mendern për të hipur më lartë në dispozicion se tjetri. Kështu bën edhe ky më lartë, sepse e di se është në të njëjtën pozitë si puthadorasit përfundi tij dhe në një mënyrë i gjithë sistemi i krijuar kështu me lëpirje përfitojnë nga eksperiencat e lëpirjeve poshtë e lartë sistemit lëpirës.
                                                      ……
Prej që shpërtheu eksodi masiv i qytetarëve të Kosovës drejt shteteve të perëndimit, po dëgjojmë lloj-lloj akuza, por deri më tash nuk e dëgjuam asnjë lider apo politikan të thotë se ne jemi fajtorët kryesor për ikjen masive, zhgënjimin qytetar dhe gjendjen e rëndë në të cilën po kalon Kosova!

Por për këtë gjendje të rëndë në të cilën jemi, nuk e fajësoj njëqind për qind vetëm klasën politike, por shumë më shumë edhe servilët, puthadorasit, zvarranikët, të heshturit dhe të dëgjueshmit, anëtar, aktivistë, simpatizantë dhe militantë të të gjitha partive,  sepse gjatë këtyre gjashtëmbëdhjetë viteve partitë, liderët dhe bashkëpartiakët e tyre kurrë nuk i kanë kritikuar për gabimet e tyre, por i kanë duartrokitur për çdo gjë! Faj të madh kanë edhe akademikët dhe intelektualët e heshtur, të cilët kurrë nuk e ngritën zërin kundër të keqes! Prandaj edhe këta të lartëpërmendur janë bashkëfajtor bashkë me këtë klasë politike, të cilët kanë pasur pozita të rëndësishme qeveritare dhe partiake! Shumë të tillë i pashë gjatë këtij muaji, kur eksodi masiv drejt perëndimit ka marrë përmasa shqetësuese, e të njëjtit që i përmenda më lart flisnin me gjuhën e liderëve dhe politikanëve të tyre, duke i fajësuar dhe akuzuar rëndë me lloj-lloj etiketimi si ”avanturista, turista, gomarë, idiotë, të papërgjegjshëm ” etj…… njerëzit e zhgënjyer dhe të pashpresë! Shumë prej jush po harroni që edhe ju jeni prindër dhe keni fëmijë! Çdo njeri edhe nëse është pjesë e një partie, kur është në pyetje shteti dhe kombi, duhet të dal mbi partitë dhe liderët, sepse liderët dhe partitë shkojnë e vijnë, e shteti dhe populli ngelet! Por ju u treguat me qindra fytyra – duke imituar gjuhën e njëjtë me ata që e kanë sjellur popullin në këtë derexhe! Edhe unë jam pjesë e një partie ( LDK-së), por të zezës nuk mund t’i them të bardhë, dhe të bardhës të zezë!

Lajme të ngjashme

Back to top button