‘Sa isha sekretar i RDK-së më kanë përgjuar, kam pasur edhe kërcënim për jetë!’

Pas publikimit të bombës së parë dje nga ana e liderit të LSDM-së, Zora Zaev, për përgjimet masive që i ka bërë Gruevski dhe Mijallkov, është prononcuar edhe ish – deputeti i RDK-së Izet Zeqiri. Ai  thotë se gjatë gjithë kohës është përgjuar, dhe se në disa raste ka qenë i kërcënuar edhe me jetë.

“Sa kam qen DEPUTET I POPULLIT edhe sekretar i RDK-së kam pasur përgjime telefonike nuk e di cili numër kam qen. Celulari edhe sot ka pengesa (zhurmë), ndërpreje të lidhjeve ne komunikim qe me asocon ne diçka. Kam pas “ndjekje” përgjim edhe ambiental si deputet.

Kam pas edhe kërcnim për sigurin e jetës duke më nxjerë VIDHAT E RROTËS së veturës me të cilen shkoja për në punë. Kam përshtypjen se kam qen i ndjekur horizontalishtë edhe vertikalishtë NUK E KUPTOJ PSE.

Nuk ka dilem, këtu duhet të shifet roli i kompanive celulare sepse përgjimi i celularit kërkon të identifikohet personi që përgjohet dhe këto të dhëna i ka kampania e celulare te cilën e paguajm.

Mjerë Buxheti sepse përgjimet telefonike arrihen vetëm me aparatura super të shtrenjta dhe të kushtueshme”, – thekson profesori Izet Zeqiri

Lajme të ngjashme

Back to top button