Fokus: Kush e kontrollon Sasho Mijallkovin

Incizimin fshehtë dhe përgjimin shtetet e legalizojnë për interesa të sigurisë, për luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Në shtetet totalitare, me korniza autoritare, kjo veprimtari bëhet për t’i rrëzuar rivalët politik, shkruan javorja “Fokus”.

Drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov llogaritet si njeriu më i fuqishëm në Maqedoni. Ai është edhe kushëriri i kryeministrit Gruevski. I pari njeri i shërbimit është edhe zyrtarë i lartë i LSDM-së, gjithë kjo është alarmuese dhe shtron pyetjen se kush e kontrollon kushëririn e fuqishëm? Përgjigja është zhgënjyese, shkruhet mes tjerash në artikullin e botuar në “Fokus”.

Buçkovski: Eventualisht kryeministri, nuk besoj se këtë gjë e bën Jankullovska. Me të dhënat që i ka, ai sipas gjitha gjasave është njeriu më i fuqishëm, ai ka kontroll edhe mbi gjendjet në shtet.

A keni pasur ju kontroll si kryeministër mbi shërbimet sekrete?

Buçkovski: Ishin rrethana tjera, pasi që ministër i punëve të brendshme ishte Mihajlovski i cili erdhi nga pozita si ekspert. Përndryshe, sipas definicionit, ai shërbim kur udhëhiqet prej një personaliteti të njohur politik mund të pengohet. Në periudhën kur LSDM ishte në pushtet, në një periudhë në krye të DSK ishte Verushevski si profesionist, por në kohën kur unë isha minsitër, për shembull, Zeçeviq ishte një kuadër partiak. Kjo është çështje e cila duhej hapur dhe biseduar pa zë nëse vjen prej njërit opsion ose tjetrit. Shumë punë atje janë të pa thëna.

Lajme të ngjashme

Back to top button