Todorov është zhgënjyer, por nuk ndjenë përgjegjësi për vdekjen e Tamarës

Minisitri i shëndetësisë Nikolla Todorv ka qenë i zhgënjyer nga vdekja e Tamarës së vogël, por nuk ndjenë përgjegjësi, sepse siç ka deklaruar ka bërë gjithçka për vajzën që të operohet jashtë.
Fajësia tani është hedhur në ekipin e mjekëve nga Turqia të cilët është dashur që të mblidhen dhe të caktojnë termin për operacionin. Todorov nuk tregoi se pse është pritur tre vite të tëra.
“Ndihem i zhgënjyer, por duhet të sqarojë se nuk jam unë fajtori për zgjatjen e kohës së dergimit në operacion jashtë vendit të Tamarës. Kur dëgjova për këtë rast që me të vërtet më preku, thirra drejtoren e Fondit dhe ajo u pajtua dhe u gjetën mjete dhe është thirur një kirurg i njohur nga Turqia i cili ka thënë se operacioni nuk mund të bëhet në Maqedoni dhe propozi që operacionin ta bëjë një ekip i ekspertëve turq nga spitale të ndryshme të Turqisë”, tha Todorov.

Ai theksoi se termini për operacionin e Tamarës është dashur të caktohet këto ditë 8 apo 9 janari, por Tamara nuk qëndroi.
Golgota e Tamarës së vogël ka zgjatur 3 vite dhe jo vetëm këta dy muaj. Familja e saj pa sukses u mundua ta fitojë betejën me institucionet dhe me komisione shëndetësore që refuzuan vajzën e vogël me arsyetimin se ende nuk janë shterur të gjitha mundësitë për mjekimin e saj brenda vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button