Kocijançiq: Është koha që aktorët politik në Maqedoni të tregojnë përgjegjësi

Pas konferencës për shtyp të Liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ku zbuloi aferën e përgjimeve të më shumë se 20 mijë qytetarëve, Bashkimi Evropian përmes Maja Kocijançiq, zëdhënëses së Federika Mogerinit, shefes së diplomacisë evropiane, theksoi se për BE-në për momentin më me rëndësi është që të respektohen standardet demokratike dhe juridike. Sipas saj Brukseli është e shqetësuar për ngjarjet në Maqedoni- thotë Maja Kocijançiq.

Tanimë e kemi shprehur shqetësimin tonë në rritje për ngjarjet në vend, menaxhimi me këtë temë dhe ndikimin në klimën politike në shtet. Insistojmë që të respektohet parimi thelbësorë i lirisë së shprehjes. Ndërsa kur jemi tek hetimi- transparenca, mos-animi, gjykimi korrekt dhe respektimi i prezumcionit të pafajësisë në përputhje me standardet evropiane patjetër duhet të sigurohen që të ketë opinioni besim në këtë proces. Është koha që aktorët politik të tregojnë përgjegjësi dhe të futen në dialog konstruktiv dhe ta kthejnë fokusin e prioriteteve strategjie të shtetit dhe qytetarëve- thotë Kocijançiq.

Lajme të ngjashme

Back to top button