PLD kërkon dorëheqjen e parevokueshme të ministrit Todorov 

Partia Liberal Demokratike po kërkon dorëheqjen e parevokueshme të ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, për shkak të vdekjes së vajzës së vogël Tamara nga Velesi. Partia shprehu ngushëllime për familjen e Tamarës dhe shpreh keqardhjepër vdekjen e saj.

Ato shprehën të revoltuar edhe me qëndrimin e institucioneve që ishin të angazhuara për mjekimin e Tamarës.

“Opinioni publik e di shumë mirë se Ministria e shëndetësisë ka dhënë një premtim se Ministria do të paguaj mjekimin e Tamaras jashtë vendit. Që atëherë, familja Dimovski, është zhytur në procedurat e pafundme burokratike, të cilat në fund të fundit çuan deri atje që Tamara aspak mos të niset për mjekim. Ministri Todorov duhet të përgjigjet në cilin sistem evropian shuhet një jetë njeriu për shkak të procedurave burokratike? Për këto arsye ne kërkojmë nga ministri Todorov, nëse ka një minimum dinjitet apo ndjenjë faji, të jep dorëheqje të parevokueshme “, thuhet në deklaratën e përbashkët të partisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button