Arifi: Qytetarët të bëjnë kërkesë për verifikimin e dëmeve nga rrëshqitja e dheut

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi sot qëndroi në lagjen Drenovec për të parë nga afër situatën e krijuar si pasojë e rrëshqitjes së dheut, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut gjatë vikendit.

Njëherit kryetarja Arifi orientoi banorët e prekur nga rrëshqitjet që të bëjnë kërkesë deri te organet kompetente komunale, që të verifikohen dëmet e shkaktuara, dhe në bazë të mundësive që ka komuna e Tetovës të ofrohet ndihmë për sa i takon përmirësimit të situatës komfor normave pozitive ligjore. Poashtu Arifi u rekomandoi qytetarët që ndërtimet e tyre në të ardhmen t’i bëjnë në bazë të standardeve bazike të sigurisë.

Vlen të përmendet fakti se banorët e kësaj lagje u ndanë të kënaqur me përkushtimin e ofruar nga Komuna që në ditën kur ndodhi rrëshqitja e deri më sot.

Lajme të ngjashme

Back to top button